Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu i është bashkuar protestës së banorëve të rrugës “Stef Curani”, pranë Unazës së Madhe në Tiranë, të cilët denoncojnë ndërprerjen e ujit të pijshëm.

Sipas tij ky është një akt kriminal dhe se qytetarët i kanë paguar faturat për vite me rradhë.

Balliu theksoi se qeveria ka humbur çdo interes tek qyetarët dhe se uji duhet të rikthehet menjëherë.

Klevis Balliu:

Në kryeqytet qytetarët janë pa ujë, ndërsa Rama flet për integrim në Europë. Qeveria ka humbur çdo interes për qytetarin, merret vetëm me mbushjen e xhepave. Qytetarët kanë paguar për vite faturat e ujit, sot u prishin linjën me justifikimin absurd se është e paligjshme. Ky është një akt kriminal. Uji duhet t’u kthehet menjëherë qytetarëve.

***

Nga ana e tyre banorët thonë se prej 10 ditësh ata janë duke blerë ujë, edhe pse detyrimet te ujësjellësi i kanë likuiduar rregullisht.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: