Aktivistja Edlira Çepani, e ftuar në Prime News24 me Nisida Tufa u shpreh se ky është revolucioni i të rinjve.

Çepani theksoi se presidenti duhet që të jetë mbi palët dhe të veprojë me përgjegjësi ligjore e morale.

Bëri thirrje, që Presidenti Bajram Begaj duhet të dekretojë shpërndarjen e Parlamentit dhe të ulë palët në një tavolinë. Nëse Rama refuzon dorëheqjen, Çepani propozoi si rrugëzgjidhje largimin e disa ministrave nga kabineti për të t’u futur qeverinë në krizë.

Edlira Çepani: Ky është revolucioni i të rinjve. Janë të rinj dhe të reja që po kërkojnë të drejtat e tyre.

Zgjidhje ka shumë. Mund të shkrihet parlamenti psh. Presidenti mund të vihet në lëvizje. Presidenti duhet të ulë palët në tavolinë dhe është kompetenca sa ligjore, aq edhe morale e kreut të shtetit. Kur kryeministri ftoi për dialog, duhet të ndalte dhunën.

Nëse nuk e jep dorëheqjen kryeministri, të japin dorëheqjen disa ministra, që të ulësh gjakrat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb