Shqipëria mori një fitore historike në Leskovac ndaj Serbisë, një sukses 0-1, i cili e afron me fazën Play Off të Botërorit. Gazetari i njohur, Lirim Zalla, i ftuar në emisionin “Log.”, në News 24, foli pikërisht për këtë takim.
“Ky është goli i zemrës. Hera e parë që fitojmë ndaj tyre.
Ne ishim mirë. Kam shkuar në vende të shenjta dhe jam lutur që të tregohemi të guximshëm. Jam dakord që kjo është kombëtarja më e mirë që kemi patur ndonjëherë. Hera e parë që guxuam dhe luajtëm me tre 9-sha.
Merita ishte e mbrojtjes dhe portierit, natyrisht. Treguam forcën tonë. Mbrojtja për notën 10.
“Unë do loboj që qeveria të kalojë ligjin e sponsorizimeve. Nuk i dua lekët. Ne na ftoni kur fitojmë, e jo kur humbasim”- tha ai.
