Një truk në TikTok është bërë viral për shkak se duket kaq i pazakontë sa përdoruesit kanë tentuar ta provojnë. Teknika e lyerjes së fytyrës me një bazë të bardhë, njësoj si për Halloween përpara vijimit me fondatinën, krijon një kanavacë të përsosur. Praktikisht, fytyra ngjan si ajo e një fantazme por me aplikmin e fondatinës, korrektorit, konturit dhe të kuqit të mollëzave, duket i përsosur. Si rezultat, do të dukeni sikur keni një filter Instagram-i në fytyrë.

Teknika u bë virale nga grimierja Mireya Rios e cila pa një kolege duke e demonstruar dhe vendosi ta provonte. Rios aplikon një bazë të bardhë të zbehtë me anë të një furçe duke mbuluar gjithë fytyrën dhe më pas vendos fondatinën më të errët që ka. Fillimisht grimierja duket skeptike, por pas përzierjes së produkteve dhe vendosjes së tyre, fytyra duket e përsosur.

Kaq shumë shtresa në fytyrë mund të mos jenë të rehatshme përgjatë ditëve të zakonshme, por është një truk që do ia vlente në raste të veçanta. Logjika funksionon njësoj si me tonin e syve të vendosur mbi një shtresë të bardhë që ngjyrat të duken më të gjalla dhe të zgjasin më shumë.

Nëse mendoni ta provoni, ka disa marka bukurie që kanë lançuar fondatina të bardha. Mos harroni që këtë të fundit mund ta përdorni në kohë, si për shembull për të çelur fondatinat e errëta nëse keni marrë ngjyrën e gabuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: