Ekipi i Atletiko Madrid, ndryshe nga Superkupa e Europës, ende nuk ka arritur të shprehë vlerat e tij në Spanjë. Në shtëpi përballë Rajo Vajekanos në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit spanjoll ekipi i Simeones u mjaftua me një gol të Griezmann pas një goditjeje nga këndi për të siguar fitoren 1-0.
Kështu Atletiko arrin suksesin e parë në këtë fillim sezoni pas barazimit zhgënjyes të javës së parë. Në ndeshjen e radhës Atletiko Madrid do të përballet në transfertë me ekipin e Celta Vigos ndërsa Rajo Vajekano do të presë në shtëpi Atletiko Bilbaon. (o.k/BalkanWeb)
https://www.youtube.com/watch?v=pigF0uWjoXQ
