Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Barcelona dominon formacion ideal të La Liga-s për këtë sezon. Kampionët e sapo shpallur përfaqësohen në këtë skuadër me gjashtë lojtarë. Portieri Bravo, Mascherano-Pique në mbrojtje, Busquets në mesfushe dhe Messi-Neymar në sulm. Nuk mund të mungonte në këtë formacion golashënuesi më i mirë i kampionatit Cristiano Ronaldo. Edhe pse e mbylli sezonin pa asnjë trofe, Real Madrid ka edhe dy lojtarë të tjerë në përbërje, Toni Kross dhe James Rodrigues. Kompletojnë ekipin ideal Otamendi dhe Nolito.

(e.shkambi/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb