Në javën e 20-të të La Ligës, Real Madrid ka siguruar fitoren e parë pas largimit të trajnerit Xabi Alonso, duke triumfuar 2-0 kundër Levantes në “Bernabeu”. Pas zhgënjimit në Kupëne Mbretit, lojtarët kyresorë të madrilenëve u vërshëllyen në nisje të garës nga tifozët vendas në “Bernabeu”.Pas një pjese të parë mjaft të tensionuar dhe pa gola, skuadra e drejtuar nga Arbeloa mori drejtimin e lojës në minutën e 58-të, kur Mbappé realizoi një penallti të shndërruar me siguri në gol. Vetëm shtatë minuta më vonë, Asensio dyfishoi epërsinë për Realin, duke shënuar pas një asistimi të bukur nga Arda Guler. Kjo fitore e ka ndihmuar Real Madridin të ngjitet në 48 pikë, duke i afruar vetëm një pikë Barcelonës, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Pas një humbjeje të papritur ndaj Albacetes në Kupën e Mbretit, kjo fitore është një rihapje e shpresave për “Los Blancos” në garën për titullin kampion.
Në një tjetër ndeshje emocionuese, Vedat Muriqi ka shkëlqyer për Majorkën në fitoren 3-2 ndaj Athletic Bilbaos. “Pirata” i Kosovës ka realizuar një “hat-trick” të mrekullueshëm, duke shënuar të tri golat e fitores për skuadrën e tij. Muriqi ka arritur tashmë në 14 gola në 19 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në La Liga, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer. Sulmuesi dardan bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i histories së klubit me 48 gola, duke qenë veç 6 gola larg Samuel Etoo. Ndërkohë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka luajtur si titullar për Majorkën në këtë përballje, duke kontribuar në mbrojtjen e skuadrës. Ky triumf i rëndësishëm për Majorkën i mban ata të angazhuar në luftën për vendet europiane, ndërsa shfaqja e Muriqit përforcon rolin e tij si një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit spanjoll.
