Barcelona ka fituar 4-1 ndaj Villarreal në sfidën e luajtur në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 26-të në La Liga. Protagonisti kryesor i takimit ishte Lamine Yamal me 3 gola të shënuar. Fillimisht në minutën e 28-të, pas një topi të fituar në mesin e fushës dhe asistit të Fermin Lopez. Goli i dytë erdhi në minutën e 37-të, pas një kombinimi me Fermin Lopez dhe pasi tregoi gjithë klasin e tij të mundshëm, dyfoshoi shifrat me një gol tejet të bukur. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Barcelonën. Pjesa e dytë nis më mirë për miqtë, që gjejnë golin e parë dhe të vetëm për ta, me Pape Gueye, pas një aksioni që nisi nga goditja e këndit.

Në minutën e 69-të, Lamine Yamal kompletoi “hat-trickun” e tij, pas asistit të Pedri. Kujtojmë që Yamal vetëm 18 vjeç, numëron 49 gola dhe 52 asiste. Në minutat e fundit pati kohë edhe për golin e Robert Lewandowski, pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Jules Kounde. Barcelona fiton 4-1 dhe kryeson renditjen me 64 pikë, dukë vënë nën presion të madh Real Madridit, që nuk duhet të gabojë të hënën ndaj Getafe, nëse kërkon të ruajë primtatin në La Liga.

Sukses në “frymën e fundit” për Alletico Madrid. Madrilenët triumfuan 0-1 në transfertë ndaj Real Ovideos. Goli i vetëm i mbrëmjes u realizua nga sulmuesi argjentinas Julian Alvarez në minutën e 94. Skuadra e udhëhequr nga Diego Simeone ndan vendin e 3 në renditje së bashku me Villarreal me nga 51 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: