Real Madrid është ndalur në shtëpi 1-1 nga Girona, në sfidën e La Ligas të luajtur këtë pasdite.
Një goditje e bukur e Rodrygos mund të përfundonte në rrjetë në minutën e 25-të, por Girona ruajti portën e paprekur, pasi ishte vërtetë me fat.
Në fundi ne 45 minutave, befasia mund të vinte nga miqtë, Herrera kalon edhe portierin, por nuk dërgoi dot topin në rrjetë.
Kampionët e Spanjës vuajtën shumë dhe arritën të thyenin murin e Gironës vetëm në minutën e 70-të me Vinicius. Sulmuesi nuk fali para porte, pas një assisti të Valverdes.
Los Blancos shkaktojnë penallti dhe Stuanos tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke vendosur ekuilibrat në 1-1.
Ekipi i Ancelottit u hodh i gjithi në sulm për të gjetur golin e fitores, por nuk e gjetën dot, edhe pse u akordua një shtesë e konsiderueshme prej 9 minutash dhe u lejua të luhej edhe më tutje.
Goal de Vinicius ! ?
REAL MADRID 1-0 GERONE pic.twitter.com/Jfmj4Qhf2o
— Real Madrid ☄️ (@goals_rmadrid) October 30, 2022
(BalkanWeb)
