Shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma që shkatërroi qindra shtëpi dhe zona të mëdha tokash bujqësore ka përfunduar, pas tre muajve.

Sipas medieve të huaja, njoftimi pason 10 ditë aktivitet të nivelit të ulët nga vullkani Cumbre Vieja në ishullin e vogël, pjesë e ishujve Kanarie që shtrihen në brigjet veriperëndimore të Afrikës. Asnjë lëndim apo vdekje nuk është lidhur drejtpërdrejt me shpërthimin, i cili filloi më 19 shtator, duke nxjerrë lumenj shkëmbinjsh të shkrirë dhe duke dërguar shtëllungë hiri që shkaktonin gazra toksikë në ajër.

Ai shkatërroi 1,345 shtëpi, kryesisht në anën perëndimore të La Palma, si dhe shkolla, kisha, qendra shëndetësore dhe infrastruktura vaditëse të fermave.

Pamjet dramatike nga ditët e para të shpërthimit janë transmetuar vazhdimisht, duke treguar një re tymi të dendur duke përfshirë kullën e kambanës së një kishe përpara se ajo të shembej. Shpërthimi, i cili u shoqërua me tërmete të shpeshta, është i pari në La Palma që nga viti 1971 dhe që zgjati më së shumti, në ishullin me rreth 83,000 njerëz.

Rreth 7,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, madje të shumtëve iu dhanë vetëm disa minuta kohë për të paketuar gjërat e tyre. Dëmi nga shpërthimi mund të kalojë 1 miliard dollarë, sipas zyrtarëve rajonalë.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: