U zhvilluan dy ndeshje të Superiores, ku nuk munguan rezultatet interesante. Laçi triumfoi 0-2 ndaj Skënderbeut në Korçë. Bullari realizoi me kokë në minutë ne 41-të, duke kaluar në epërsi kurbinasit.

Në minutën e 60-të, ndeshja komplikohet në maksimum për vendasit, pasi Rashica u ndëshkua me karton të kuq. Suksesi i Laçit u “vulos” nga Cordeiro, në minutën e 86-të.

Skënderbeu mbyll klasifikimin ndërsa Laçi ëshë në vendin e gjashtë.

Barazim pa gola mes Teutës dhe Dinamos. Dinamovitët janë në vendin e katërt, sakaq durrsakët e shikojnë veten në vendin e tetë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb