Trajneri i Laçit, Mirel Josa analizoi barazimin 1-1 me Tiranën.

1 pikë. “Pika e vlefshme. Kam mendimin që pjesën e parë e filluam lojën shumë mirë, presuam Tiranën në mesfushën e saj. U prishën ekuilibrat me daljen jashtë të lojtarit tonë. Skuadra duhet të ishte tregu më e qetë, po menduam më shumë për t’u mbrojt dhe për të rregulluar punët në pjesën e dytë. Pësuam gol karambol. Skuadra pati iniciativë dhe luajti si e barabartë me Tiranën, dhe pas barazimit 1-1 shkuam prap në portën e Tiranës. Duhet të komplimentoj lojtarët për shpirtin e garës, ambicien që kanë”.

Fundi apo final four? “Nuk kam frikë nëse futbollistët i kam në këtë gjendje. Nuk ka kundërshtar të dobët, duhet të bëjmë punët me zell, të fitojmë 3 pikët”.

Ishit gati të sakrifikonit për fitoren? “Duhet të sulmonim Tiranën. Ndeshja ishte e mbaruar 1-0, u barazua dhe ne aty mund ta godisnim. Kundrasulmi u kap me pasime të gjata. Duhet të ishim të kujdesshëm me Ujkën ose Kryeziun, por në atë momente Kryeziu mbeti vetëm dhe Tirana mund të shënonte po të tregohej më e kujdesshme. Do të komplimentoj lojtarët, për çfarë dhanë. Treguan përqëndrim shumë të madh” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: