Ishte një skuadër e projektuar për titull, e pa prekur nga merakto e verës, me vetëm Shpëtim Duron të larguar, por kurbinasit jo vetëm që janë totalisht jashtë gare por tashmë prekin fundin e tabelës. Egnatia i bën një surprizë të hidhur në shtëpi duke i shkaktuar një humbje të rëndë që mund të ketë pasoja. Bardhezinjtë dorëzohen në fortesën e tyre, një gol i brazilianit Pedro Augusto në minutën e 75-të rezultoi një tre pikësh.

Fal këtij suksesi, ekipi i Maganit ngjitet në kuotën e 8-të pikëve duke parë gjithnjë e më lart në tabelën e klasifikimit. Një fitore të vyer arriti dhe Kastrioti përballë Skënderbeut. Ishte një sfidë direkte mes dy ekipeve që edhe këtë sezon objektivin e vetëm e kanë të qëndrojnë në elitë.

Ekipi Ndreut ishte superior duke dominuar ndeshjen që në fillim por Rexhepi i vetëm nuk mjaftoi për Skënderbeun për të dalë qoftë dhe me një pikë nga kjo transfertë.

Pas një pjesë të parë të mbyllur në barazim pa gola, Basha kaloi krutanët në avantazh në minutën e 65-të ndërsa në të 84-tën Rami që me një veprim fantastik dyfishojë shifrat duke i hipotekuar fitoren e parë sezonale të Kastriotit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb