Prej kohësh qarkullojnë zërat se Lady Gaga dhe Adele po përgatiten për të regjistruar së bashku një duet, që mund të dalë në treg brenda këtij viti.
Për të përforcuar më shumë këti zëra, këngëtarja amerikane Lady Gaga ka postuar në Instagram një foto me këngëtaren britanike me mbishkrimin: “Asgjë si një e mërkurë me mikeshën time të bukur Adele”.
Fotoja mendohet se është është realizuar në banesën e Lady Gaga në Los Anxheles. Pikërisht këtu Adele ka zbarkuar që në fillim të vitit për t’i dhënë dorën e fundit albumit të saj të radhës, pas një shkëputje të gjatë nga tregu muzikor.
(d.d/BalkanWeb)
