Lady Gaga ka zbuluar se propozimi i pazakontë për martesë i të fejuarit të saj Michael Polanski ishte frymëzimi për një nga këngët e albumit të saj të ri “Mayhem”.
Ylli 38-vjeçar i popit është çift me biznesmenin që nga viti 2019 dhe të dy u fejuan në prill të vitit të kaluar. “Mayhem”, e cili do të publikohet të premten, më 7 mars, është albumi i parë i plotë i Lady Gaga-s që nga “Chromatica” i vitit 2020.
Një prej tyre është “Blade Of Grass”, një këngë romantike e frymëzuar nga mënyra se si Polanski i propozoi asaj. Siç ka treguar në një intervistë, ideja ka ardhur nga sugjerimi i saj. “Një ditë ai më pyeti se si do të doja që ai të më propozonte dhe unë i thashë: “Merr një copë bar dhe mbështjelle rreth gishtit tim”, tha Gaga, duke shpjeguar se ky moment ishte baza e këngës.
Gjatë krijimit të saj, këngëtarja ka kujtuar momentin e propozimit, shprehjen e të fejuarit, si dhe barin në oborrin e tyre. “Më kujtohet që mendova se ai duhet ta përdorte atë bar në mes të oborrit,” shtoi ajo.
Biznesmeni 41-vjeçar më në fund i propozoi martesën më 1 prill, duke ndjekur dëshirat e Lady Gaga-s dhe duke përdorur një copë bar. Ajo fillimisht mendoi se ishte një shaka për shkak të ditës së gënjeshtrave. Në të njëjtën kohë, përveç “unazës” me bar ai i ka dhuruar edhe një unazë mbresëlënëse me një diamant ovale tetë karatësh, të cilin e ka treguar disa herë që atëherë.
Lady Gaga reveals how fiancé Michael Polansky's unorthodox proposal inspired song on new album Mayhem https://t.co/SH6lOWeMqg
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) March 5, 2025
Lidhja e tyre u bë publike në korrik, kur Lady Gaga prezantoi partnerin e saj si “të fejuarin” me kryeministrin e atëhershëm të Francës, Gabriel Attal. Këngëtarja ishte në Paris për performancën e saj në Lojërat Olimpike, ku performoi këngën legjendare të Zizi Janmair “Mon truc en plumes”.
Lady Gaga tregon se si propozimi për martesë i Michael Polanskit frymëzoi këngën e saj të re. Në intervistën e saj të re, Lady Gaga nuk e fshehu admirimin e saj për Polanskin, duke pranuar se ai e ndihmoi të kapërcejë ndjenjën e vetmisë që kishte ndjerë më parë. “Shtëpia ime ishte vetëm skena”, tha ajo. “Isha kaq e vetmuar, por është shumë më bukur të kesh pranë vetes dikë që të do, që e di se çfarë mund të bësh në të gjitha fushat e jetës tënde.”
Një element i rëndësishëm i marrëdhënies së tyre është se Michael Polanski e kupton plotësisht jetën e saj si një yll pop, duke përfshirë presionet dhe kërkesat që vijnë me të. Gjithçka që ai dëshiron është që ajo të jetë mirë dhe ta mbështesë atë si një mik të vërtetë. Polanski, përveç lidhjes së tyre, ka një rol aktiv edhe në karrierën e saj muzikore, pasi ka kontribuar në shkrimin e shtatë këngëve që do të përfshihen në “Mayhem”.
