Kryeministri Edi Rama dhe ministry për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Fushë- Krujë.

Rama tha se lagjia është një projekt holandez i një zyre arkitekture prestigjioze jo vetëm ën Holande dhe Europë me udhëheqëse arkitekten e famshme Francine Houben.

Ndërkohë Ahmetaj kujtoi se javën e ardhshme do të ndryshohet buxheti i shtetit dhe do të jenë rreth 600 milionë dollarë për Rindërtimin vetëm nga fondet e qeverisë.

STATUSI NGA EDI RAMA

RINDËRTOJMË ? BASHKË

Fushë Krujë – Në kantierin e madh të Rindërtimit, ku do të ngrihet nga themelet një lagje e re me vila e godina banimi kolektive, shkollë, kopësht, çerdhe, qendër shëndetësore e hapësira publike të standarteve më të larta komunitare, projektuar nën udhëheqjen e arkitektes së famshme hollandeze Francine Houben, si një qytezë e të ardhmes☀️???

Një moment shumë i rëndësishëm është që me ndryshimet që bëjmë javën e ardhshme për buxhetin e shtetit. Në bazë të orientimeve që bëtë, praktikisht do financohen 340 milionë dollarë vetëm nga buxheti i shtetit për rindërtimin këtë vit. Kurse 250 milionë dollarë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb