BRUKSEL – I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në ditët në vijim.

Lajçak në një postim në Facebook ka bërë një përmbledhje të takimeve që pati javën e kaluar.

“Por, pika kryesore e agjendës sime në Bruksel javën e kaluar ishte takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e përgjigjeve ndaj pyetjeve të hapura lidhur me vendimin e marrë së fundi nga Banka Qendrore e Kosovës për operim me kesh – më konkretisht çështjen e ndihmës së Serbisë për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Përshëndetja përkushtimin e të dyja delegacioneve për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për gjetje të zgjidhjeve të qëndrueshme për komunitetet e prekura. Takimi ishte një hap i rëndësishëm para; mirëpo, shumë pyetje politike mbesin dhe diskutime shtesë do të nevojiten në ditët në vijim. Për këtë arsye si hapin e menjëhershëm të ardhshëm do të vijojë diskutimet me zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.

Delegacioni i Kosovës, kryesuar nga guvernatori i Bankës Qendrore Ahmet Ismaili të martën zhvilloi në Bruksel një takim të ndarë me te dërguarin e BE për dialogun, Miroslav Lajçak dhe më pas edhe me delegacionin serb, të kryesuar nga ekspertë të financave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: