Komuniteti i artistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një koncerti bamirësie janë sensibilizuar për të ndihmuar familjet në nevojë në këtë rast familjen Keçi në Divjakë.

Elvis Naçi u shpreh në studion e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 se vërtetë na ndan një oqean por zemrat e shqiptareve janë bashkë. Në lidhje telefonike ka folur edhe Joli Paparisto iniciatore e koncertit të bamirësisë. Ajo u shpreh se zemrat e tyre rrahin shqip dhe se u lindi si ide ky koncert pasi patriotizëm nuk është vetëm flamuri por sa pranë i gjendemi njeri-tjetrit kur kemi nevojë.

https://youtu.be/dRLdiD80kNI

“Në fakt historia e kësaj familje na ka prekur të gjithëve sepse, e kemi shfaqur gjate koncertit, dhe jemi përlotur, një shqiptar i joni në atë gjendje ishte gati-gati e paimagjinueshme”, u shpreh Paparisto ‘live’ në studio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb