TIRANE- Një fëmijë ka mbetur i plagosur pasditen e sotme, pasi treni i linjës Tiranë-Durrës është përplasur me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur tek ‘Ura e Gërdecit’, ndërsa mjeti që është përplasur nga treni është me targa AA181PJ me drejtues shtetasin me inicialet F. S. Si pasojë e përplasjes është plagosur djali i drejtuesit të makinës, 11-vjecari A. S, i cili është dërguar në spital.

“Rreth orës 18:20, tek “Ura e Gërdecit”, treni i linjës “ Tiranë-Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç ( djali i F. S.).

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”- thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: