Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin, pasi në Zall Mner, në rrugën “Shën Stefani”, është gjetur i pajetë brenda një automjeti shtetasi Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz.

Viktima besohet të jetë vrarë me armë zjarri. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë.

 

Sakaq, grupi hetimor është angazhuar për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e krimit.

Dyshohet se vrasja e Lulzim Vishës është bërë për gjakmarrje. Kjo pasi vëllai i viktimës, Bujar Visha në vitin 1997 ka ekzekutuar Refik Domi pas një konflikti mes të dyve në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb