Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa do të paraqitet sot në SPAK rreth orës 10:30.
Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se paraqitja e saj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të vijë pas një thirrjeje të veçantë nga SPAK. Xoxa do të merret në pyetje nga hetuesit.
Kujtojmë se Xoxa u paraqit në prokurori vetëm pak ditë më parë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë caktuar ndaj saj, detyrim paraqitje.
(BalkanWeb)
