Aksident i rendë në aksin nacional Berat-Dimal, afër fshatit Moravë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Eneida Petova.
Mjeti Mercedes doli nga rruga, dhe për pasojë përfundoi në kanal, ku më pas ka marrë flakë. 4 shtetasit që ndodheshin në makinë janë nxjerrë jashtë pa lëndime të rënda nga banorët e zonës dhe janë transportuar ne spital.
Në vendngjarje forca të shumta policie dhe zjarrfikësish që kanë rrethuar perimetrin dhe po shuajnë flakët e mjeti që është me gaz.