Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Kardhiq-Delvinë.

Sipas informacioneve paraprake një kamion që transportonte çimento, ka rënë në humnerë dhe ka shpërthyer në flakë. Mësohet se shofer në mjet ka qenë një 31-vjeçar, i cili ka humbur jetën.

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb