MILOT

Një 55-vjeçar është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, në vendin e quajtur  “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, është aksidentuar nga një mjet , shtetasi këmbësor M.Ll. rreth 55 vjeç, banues në Kurbin i cili ka ndërruar jetë.Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: