Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar.

Policia bën me dije se në Fushë-Prezë, shtetasi F. L., 50 vjeç, duke drejtuar kamionin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, 50-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb