KUKES – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kukës ditën e sotme.
Burime për BalkanaWeb bëjnë me dije se 35-vjeçari Bekim Shehu është përplasur në dalje të qytetit.

Shehu me profesion berber është i njohur në qytetin e tij.
Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb duket makina që pasi ka dalë nga rruga është përmbysur.
Paraprakisht mendohet që shpejtësia të ketë qenë shkak i aksidentit por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës
Shehu është dërguar në spital por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Nuk dihet ende nëse 35-vjeçari ka qenë me persona të tjerë në makinë apo vetëm.
BalkanWeb
