Një aksident i rëndë është regjistruar sot te zona e Shallvareve. Një autobus i linjës së Unazës është përplasur me të paktën 5 automjete, teksa njëri prej tyre ka devijuar duke përfunduar në stacion.

Raportohet se 3 të plagosur janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e plotë të aksidentit, me dëme në njerëz e po ashtu edhe materiale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb