Aksident me pasojë vdekje në minierën e Martaneshit. Një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në minierë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Enver Doçi.

Mësohet se viktima, i cili ende nuk është identifikuar, bashkë me kolegë të tij, ishin duke punuar kur iu ra një masiv gurësh përsipër. Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën dhe një tjetër u plagos.

Ky i fundit po transportohet drejt Tiranës me helikopter, për ndihmë të specializuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb