Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në kryqëzimin e Cakranit. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.
Sipas informacioneve një 16-vjeçar ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
