Një aksident ka ndodhur sot në aksin Krumë-Qaf-Prush ku ka humbur jetën një 6-vjeçare. Sipas informacioneve të para dy mjete janë përplasur me njera-tjetrën, çka ka qenë fatale për jetën e së miturës. (foto ilustruese)
Drejtues të dy mjeteve ishin shtetasit me iniciale H.F., 42 vjeç dhe T.K., 53 vjeç. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit ndërsa forcat e policisë kanë nisur hetimet dhe mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes.
(BalkanWeb)
