KORCE 

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e qytetit.


Në aksident janë përfshirë dy mjete dhe nga përplasja e fortë, kanë mbetur të vdekur dy persona.

Aksident Ne Korce

Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për BalkanWeb se gjithashtu një tjetër person është plagosur rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë por në fotot e siguruara duken forca të shumta policie në vendngjarje.

 (e.f/BalkanWeb)