Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në pjesën anësore të Lanës.
Aksidenti ka ndodhur tek “Rruga e Elbasanit” dhe mendohet se shkaqet janë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë. Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur nga aksidenti.
Fillimisht kanë qenë qytetarët që janë afruar për të kthyer makinën e cila ishte përmbysur, në ndihmë të shoferit.

(m.k/BalkanWeb)
