TIRANË

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, me pasojë një të vdekur. Një motor është përplasur tek një makinë e parkuar në rrugën “Stavri Themeli” e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit dhe më lehtë pasagjeri i tij.

Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

Informacion Paraprak

Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M., si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb