MALESI E MADHE

Një aksident me pasojë vdekjen e një 49- vjecareje ka ndodhur në Malësinë e Madhe. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se një automjet i drejtuar nga Besnik Jubani ka përplasur për vdekje Albana Çulajn në fshatin Pjetroshan.

Aksidenti sipas Policisë ka ndodhur rreth orës 18:25 dhe drejtuesi i automjetit Besnik Jubani me banim në Shkodër është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

 

NJOFTIMI I POLICISË

 

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb