Jepet masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. Masa është dhënë në kuadër të aksionit të SPAK pas hetimeve për tenderat në AKSH. Sot SPAK ndërmori një aksion në Kodrën e Diellit, ku u ushtruan kontrolle në disa banesa.

GJKKO lëshoi masën ‘arrest me burg’ për Ergys Agasin, ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri.

SPAK prej një viti po heton procedurën e 12 tenderave në Agjencinë Kombëtare e Shërbimit të Informacionit, ku dyshohet se janë kryer shkelje gjatë tenderimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb