Arrestohet gazetari Elio Laze, pasi akuzohet për gjobëvënie. Lajmi konfirmohet nga burime për BalkanWeb. Mësohet se Laze ishte denoncuar nga një zyrtar i Shëndetit Publik. Mësohet se Klaus Shaqiri kishte denoncuar në polici Lazen, me pretendimin se ky i fundit i kishte kërkuar 20 mijë euro.
Gazetari Laze, pronar i portalit Priza.al, përmes artikujve të ndryshme ndaj zyrtarit në fjalë, e kanoste këtë të fundit duke i vënë ‘gjoba’.
Nga hetimet e kryera nga përmes veprimeve proaktive nga prokuroria e Tiranës të drejtuara nga prokurori Asllan Bajramaj, u bë e mundur arrestimi i Lazes, i cili akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
