Katër punonjës të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës janë arrestuar sot nga policia. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.
Mësohet se arrestimet janë kryer me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pas hetimeve për një skemë mashtrimi me TVSH-në.
Po ashtu mësohet se gjykata ka dhënë 5 masa sigurie me burg, nga të cilat 4 janë ekzekutuar
Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.
(BalkanWeb)
