SPAK merr në dorë çështjen e atentatit te Milotit, ku mbeti i vrare Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi. Prokuroria e Kurbinit e klasifikoi atë si një atentat të kryer nga një grup kriminal.

Burime te besuara thanë për gazetaren Klodiana Lala se dosja është tërhequr një javë më parë dhe veprimet po kryhen nga Prokurori i SPAK Altin Dumani.

SPAK po kalon në sitë të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit. Brahimi, mik i Ervis Martinajt, udhëtonte me një makinë të blinduar, ndërsa ra pre e atentatit, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte plumbave. Sipas Lalës, bëhet fjalë për një grup shumë të fuqishëm kriminal në zonën e Laçit dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur më 22 korrik për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.

Por vetëm 2 muaj më parë Preçit (Viktima) bashkë me kushëririn e tij, Blerim Preçi i shpëtuan një atentati teksa udhëtonin me një Benz ML dhe u qëlluan nga një “Audi” e zezë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: