Prej tre ditësh në qarkun e Korçës, Policia ka nisur një aksion për identifikimin dhe mbledhjen e kamerave të sigurisë.

Kryesisht kontrollet janë përqendruar në Pogradec dhe Korçë dhe momentalisht janë identifikuar dhe sekuestruar kamera në disa raste evidente, por ende për këtë situatë nuk raportohen persona të shoqëruar.

Numri i kamerave të sekuestruar nga policia ende mbetet i paqartë, pasi strukturat e policisë ende janë në aksion e sipër. Ndërkaq në orët në vijim pritet komunikim zyrtar i Policisë se Shtetit.

Kamera të sigurisë janë sekuestruar dhe në qytete të tjera të vendit dhe nga informacionet e policisë, këto të fundit administroheshin nga grupe të ndryshme kriminale për mbikëqyrje të territorit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: