Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë. Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë suvaja e një pallati.

Policia bën me dije se i lënduari, shtetasi me iniciale L.T., është dërguar për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në Pedonalen e qytetit të Korçës, është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: