Një zjarr ka rënë sot në mesditë në zonën e njohur si Kodra e Diellit në Tiranë.

Zjarri ka rënë pranë Kodrat e Liqenit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se është e treta herë që në këtë zonë bie zjarr.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Flitet për zjarrvënie të qëllimshme. Momentalisht ka vetëm dëmtime në ullishte e jo në shtëpi apo në njerëz, për fat të mirë. Dyshohet se zjarrvënësit kanë qëllime të tjera. Tani po bëhet izolimi dhe po punohet që të mos ketë përhapje më të gjerë.

Nuk rrezikohen njerëz, ndërsa zjarrfikëset janë në vendngjarje. Forcat zjarrfikëse janë njoftuar nga qytetarët që kanë parë re tymi e flakë”, tha gazetarja Bezat.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb