Biznesmeni Ermal Beqiri ka dalë nga zyrat e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Beqiri dyshohet për korrupsion në tenderat e AKSHI.

Beqiri është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave në AKSHI. Pak kohë më parë, PD ka denoncuar një procedurë prokurimi, të kryer nga AKSHI.

Partia Demokratike denoncoi se në muajin tetor 2024 u shpall fituese kompania ‘SOFT and Solution SHPK’, me pronësi të Ermal Beqirit me vlerë 3.1 milionë euro, teksa janë skualifikuar dy kompani të tjera. PD i bëri thirrje SPAK që të hetojë tenderat dhe veprimtarinë e institucionit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: