Ndërsa deputetët e PD kanë ankimuar ditën e sotme vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e tyre nga seanca, Byroja e ka lënë në fuqi atë. Lajmi konfirmohet nga gazetari Ergys Gjençaj.

Sipas deputetëve vendimi ishte në kundërshtim me Kushtetutën, pasi ata nuk kishin thyer asnjë rregullore, duke kërkuar që ditën e sotme të futen në seancë.

Në një deklaratë para derës së Parlamentit, Belind Këlliçi tha se përjashtimi që po u bëhet deputetëve të opozitës, është një çmenduri e Edi Ramës dhe Lindita Nikollës për t’u penguar atyre fjalën.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb