Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka përfunduar dëshminë e tij sot në SPAK. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ku qëndroi gati 1 orë, ligjvënësi demokrat u ndal në një prononcim për mediat. Ai nuk i kurseu ironitë sa i takon numrit dy të qeverisë ‘Rama’, zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila sot është thirrur në SPAK.

“Jam Bledioni jo Belinda ajo vjen pas meje. Erdha të inspektoj kushtet që të sigurohem që Belinda do jetë e qetë të sqarojë para kolegëve të Erionit për të sqaruar çështjet e shumta që ka”, tha ai para mediave pasi doli nga SPAK.

Kujtojmë që edhe herët, Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme pas një përplasje që pati me deputetin socialist Vullnet Sinaj, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb