Drejtori i filialit të Postes Shqiptare në Lezhës, Pjerin Çuku, është dhunuar ne rrethana ende te paqarta. Ngjarja ndodhi ne lagjen Gurra te Lezhës.

Mësohet se Çuku është dërguar ne spital për ndihme mjekësore.

Deri më tani nuk dihen ende autoret.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb