Një automjet është djegur tek Unaza e Re në Astir. Për pasojë është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve duke krijuar trafik në zonë. Siç shihet edhe në video një re e zezë tymi ka mbuluar zonën.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj që kanë çuar në shpërthimin e flakëve

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.08.2023, në Unazë të Re, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin F. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb