GJKKO ka shtyrë sërish seancën për dosjen “Partizani” në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe të akuzuarit e tjerë për në datën 19 maj, ora 11:30.

Avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi dhe për këtë arsye seanca u shty javën pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për dyshimet për korrupsion dhe shkelje të ligjit nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.

SPAK akuzoi ish-kryeministrin për favorizimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi në privatimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ndaj Berishës rëndon akaza e korrupsionit, ndërsa dhëndri, dhe disa persona të tjerë akuzohen për korrupsion e pastrim parash.

Berisha akuza Irena Gjokës
Pas 3 vitesh përballje me drejtësinë, ish-kryeministri Sali Berisha nën akuzë për korrupsion kryer në bashkëpunim bëri publik një vendim të Gjykatës së Janinës, sipas të cilit tha se provohet që gjyqtarja e Posaçme Irena Gjona është dënuar me burg e gjobë për falsifikim dokumentash.

Akuzat se Irena Gjoka, që firmosi masat e sigurisë për kreun e PD-së, ishte e dënuar ne Greqi dhe se këtë rekord e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, nisën më shumë se një vit më parë, por Berisha tha se dokumentin kanë mundur ta sigurojnë vetëm së fundmi dhe për këtë falenderoi autoritetet greke.

Dokumentin e gjykatës greke, avokatët e Berishës e përdorën si argumentin kryesor mbi të cilin kërkuan nga Gjykata e Posaçme pavlefshmërinë e akteve dhe pushimin e çështjes penale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb