GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka, i cili u arrestua për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Raportohet se përkohësisht në detyrën e tij do të shërbejë Lorenc Shehu.

Sipas organit të akuzës, Zeka u arrestua pasi i ka marrë ryshfet 2 mijë euro një shofereje që u përfshi në një aksident rrugor në Tiranë më 16 prill së bashku me shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb