ELBASAN

Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan rreth orës 20:00 në ambientet e ish- kombinatit Metalurgjik më Elbasan. Shpërthimet, sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave.

Burime të besueshme bënë me dije se shpërthimet u lokalizuan në zonën ku ndodhen furrat e shkrirjes. Nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale.

Incidente të tilla në zonën industriale të ish-Metalurgjikut janë të shpeshta dhe mjaft herë edhe me pasoja. Në vendngjarje ka shkuar policia por ende nuk ka një njoftim zyrtar për incidentet e ndodhura.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb