Një foshnjë një vjeç e gjysmë është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ka konsumuar metadon. Ngjarja ka ndodhur në një familje nga Saranda, teksa familjarët ndodheshin me pushime në Delvinë.
Fillimisht foshnja është paraqitur me urgjencë në spital me konvulsione. Sipas familjarëve metadonin e përdorte daja i fëmijës. Ndërkohë në spital është paraqitur edhe daja i vajzës, i cili ka pranuar se e kishte harruar metadonin mbi tavolinë. Ndërkohë edhe ai ka marrë trajtim në spital dhe më pas është larguar në banesë.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa gjendja e fëmijës raportohet se është e qëndrueshme.
(BalkanWeb)
